LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ka refuzuar të flasë me ish-trajnerin e tij që nga Kupa e Botës “Katar 2022”

Ronaldo ka refuzuar të flasë me ish-trajnerin e tij që nga Kupa e Botës “Katar 2022”

Ish-trajneri i Portugalisë, Fernanrdo Santos pretendon se Cristiano Ronaldo ka refuzuar të flasë me të që kur ai e la atë në bankë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në atë që shumë menduan se do të ishte finalja e tij në Kupën e Botës, Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku dhe Ronaldo, pavarësisht se ishte kapiten, u bë një rezervë.


Ai u la në bankë për ndeshjen e fazës së 1/8-tës kundër Zvicrës, me Goncalo Ramos që hyri si titullar dhe shënoi një het-trik në fitoren e thellë 6-1.

Ramos, i cili në atë kohë luante për Benficën, ruajti vendin e tij për ndeshjen e radhës ku Portugalia humbi 1-0 kundër befasisë, Marokut.

Ronaldo hyri si një zëvendësues, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte vendin e tij dhe ishte në lot pas eliminimit.

Santos, i cili e kishte udhëhequr Portugalinë drejt fitores së Kampionatit Evropian gjashtë vjet më parë, u shkarkua pas përfundimit të edicionit dhe përfundimisht u zëvendësua nga ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez.

Që atëherë ai ka marrë frenat në ekipin kombëtar të Polonisë, por marrëdhënia e tij me Ronaldon, i cili tani është duke luajtur në Arabinë Saudite, është përkeqësuar keq.

Të dy nuk kanë qenë në kontakt që nga eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës, me Ronaldon që ishte i pakënaqur që ai u shpërfill nga trajneri.

Megjithatë, Santos ende e cilëson Ronaldon një “djalë” të tij.

“Ne nuk kemi folur që kur kam ardhur nga Katari. Ditën e lojës, në mëngjes, kur shkova për të shpjeguar se ai nuk do të luante dhe pse nuk luante, ai e kishte keqkuptuar”, ka thënë fillimisht Santos për A Bola.

“Nga ana ime marrëdhënia është e njëjtë dhe ai vazhdon të jetë si një djalë për mua. Ditën që bie telefoni e di që unë jam gjithmonë këtu”.

“Ai është më i miri në botë. Por, ai pati një moment në karrierën e tij që ishte shumë i vështirë. Në gjysmën e dytë të vitit 2022 ai ka gjashtë muaj që janë të tmerrshëm”.

“Ai moment e preku vërtet atë. Ai nuk kishte ritëm. Ishte një çështje strategjike”, përfundoi trajneri i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori