LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i gatshëm të dëshmojë për rastin e Juventusit

Ronaldo i gatshëm të dëshmojë për rastin e Juventusit

Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo është gati të dëshmojë dhe të flasë me prokurorët e Torinos në hetimin financiar që përfshin pagat e Juventusit.

Ylli portugez ishte në mesin e lojtarëve të skuadrës italiane që hoqën dorë nga paga e katër muajve në mars 2020. Megjithatë, hetuesit kanë gjetur marrëveshje private që duket se vërtetojnë se lojtarët kanë marrë paga për tre muaj në të zezë, pa regjistruar borxhet e tyre në bilancet e tyre dhe duke dështuar në informojnë FIGC-në.


Il Corriere della Sera publikoi dokumentin që i përkiste Cristiano Ronaldos më herët në janar, i cili megjithatë u nënshkrua vetëm nga ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici dhe jo nga portugezi.

Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes
Lexo po ashtu Dalin detajet e para se si Ronaldo i dha fund bashkëpunimit me agjentin Mendes

Sipas raportimeve të shumta, Juventusi ende i ka borxh Ronaldos 19.5 milionë euro.

Ylli 37-vjeçar më parë refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorëve të Torinos, por sipas Gazzettas, ai tani është gati të dëshmojë.

Mbetet për t’u parë se kur dhe ku do të zhvillohet takimi mes Ronaldos, avokatëve të tij në Itali Salvatore Pino e John Shehata dhe prokurorëve të Torinos Mario Bendoni dhe Ciro Santoriello, por Italia, Madridi dhe Lisbona duket se janë vendet më të mundshme ku Ronaldo do të dëshmojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori