LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo barazon Platinin, thyen dy rekorde

Ronaldo barazon Platinin, thyen dy rekorde

Cristiano Ronaldo është vetëm një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane.

Sulmuesi i Real Madridit realizoi në gjysmëfinalen ndaj Uellsit duke arritur golin e nëntë që nga debutimi në Euro 2004.


Tani ai ka barazuar rekordin e Michel Platinit të Francës me nëntë gola.

Po ashtu Ronaldo është futbollisti i parë që ka shënuar në katër Kampionate të ndryshme Evropiane dhe ka luajtur në tri gjysmëfinale. /Telegrafi/