LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo barazoi rekordin e Kloses për më shumë gola në turne madhor

Ronaldo barazoi rekordin e Kloses për më shumë gola në turne madhor

Cristiano Ronaldo ka një tjetër histori në vëmendjen e tij pasi barazoi rekordin e legjendës së Gjermanisë, Miroslav Klose, kur bëhet fjalë për golat e shënuar në turne madhor si Kupa e Botës dhe Kampionatet Evropiane.

Reklama

Superylli i Juventusit ishte përsëri shënues te Portugalia në paraqitjen e tyre të fundit në Euro 2020 , me një gol të bukur kundër Gjermanisë.

Ky ishte goli i 19-të i tij në dy turne të mëdha ndërkombëtare, dhe tanimë asnjë lojtar nuk mund të mburret më shumë sesa portugezi.

Pas Ronaldos dhe Kloses me nga 19 gola, vijnë legjenda si Gerd Muller me 18 gola, Jurgen Klinsmann me 16 gola dhe Micheal Platini me 14 sosh.

Kur dhe ndaj kujt i ka shënuar golat Ronaldo?

Ronaldo hapi llogarinë e tij të golave kundër Greqisë në Euro 2004, para se të vazhdonte gjithashtu për të gjetur objektivin kundër Holandës në po atë vit.

Një gol tjetër i portugezit u regjistrua kundër Iranit në Kupën e Botës 2006 dhe një tjetër kundër Republikës Çeke në një tjetër Euro dy vjet më vonë.

Kupa e Botës 2010 gjithashtu dha vetëm një gol të vetëm, në një shkatërrim 7-0 ndaj Koresë së Veriut, ndërsa në Euro 2012, Ronaldo shënoi gol kundër Holandës dhe një në një takim me Çekët.

Ai goditi rrjetën kundër Ganës në Kupën e Botës 2014 dhe tre herë gjatë Euro 2016, ku dy gola erdhën kundër Hungarisë dhe një vendimtare në përplasjen gjysmëfinale me Uellsin.

Vitet janë vetëm numra për Ronaldon – Ylli portugez ‘trullos’ Rudigerin me një lëvizje fantastike
Lexo po ashtu Vitet janë vetëm numra për Ronaldon – Ylli portugez ‘trullos’ Rudigerin me një lëvizje fantastike

Ronaldo shpërtheu në Kupën e Botës 2018, duke shënuar një het-trik mahnitës kundër Spanjës, dhe shënoi gjithashtu ndaj Marokut.

36-vjeçari shënoi edhe në Euro 2020 në fitoren e vonuar 3-0 të skuadrës së tij ndaj Hungarisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

La Liga
Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Serie A
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Tenis
Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Ligat tjera
Trajneri i Napolit bllokon thashethemet për Osimhen, pas lidhjeve me Real Madridin

Trajneri i Napolit bllokon thashethemet për Osimhen, pas lidhjeve me Real Madridin

Serie A
Kalo në kategori