Ronaldo arrin shifrën zyrtare të 300 golave në La Liga, këtë e bëri më shpejt se Messi

Cristiano Ronaldo vendosi të shtunën në La Liga në histori të ri, pasi u bë vetëm lojtari i dytë që arrin të shënoj 300 gola në këtë garë.
Ylli i Realit të Madridit u asistua në minutën e fundit të pjesës së parë nga Karim Benzema për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 2-0 kundër Getafes në Santiago Bernabeu, ndërsa më vonë shënoi edhe golin e dytë personal.
Ky gol do të thotë se ai tani ka arritur në shifrën e 300 golave në kampionatin e lartë spanjoll, duke u bërë njeriu i dytë që arrin këtë shifër.
I pari ishte Lionel Messi, por ylli portugez arrit këtë shifër të golave në kohë rekord.

Messi kishte nevojë për 334 ndeshje për të arritur 300 gola me Barcelonën, ndërsa Ronaldo e ka arritur suksesin në vetëm 286 ndeshje.

Sulmuesi i Portugalisë ka shënuar më shumë se një gol në ndeshje që kur u bashkua me Real Madridin në vitin 2009, një raport i pashembullt në historinë e ligave më të larta të Evropës.
Megjithatë, sulmuesi argjentinas, Messi, me 372 gola në Ligë arrin ende të mbaj një epërsi të shëndetshme në tabelat e përgjithshme të rezultateve.
























































