LAJMI I FUNDIT:

Romani i parë në botë

Romani i parë në botë

I shkruar njëmijë vjet më parë, tregimi epik i Japonisë së shekullit XI, “Përralla e Genjit”, u shkrua nga një grua – Murasaki Shikibu, transmeton Telegrafi.

I njohur ndryshe si romani i parë në botë, aty pasqyrohet jeta dhe romanca e Hikaru Genjit. Ndikimi i kësaj vepre ishte i madh anembanë globit.

Më 1925 është përkthyer nga Arthur Waley dhe është analizuar nga Virginia Woolf për revistën “British Vogue”. Përkthimi i fundit anglisht i ka 1,300 faqe.

“Është vepër monumentale e letërsisë”, thotë Melissa McCormick, profesoreshë e Artit dhe Kulturës Japoneze në Universitetin e Harvardit. “Murasaki Shikbu shkruante në mënyrë e tillë letrare që, në kohën e saj, ishte mjaft e denigruar. Dikur letërsia perceptohej si më e ulëta në hierarkinë e zhanreve. Por, pavarësisht se ishte roman dhe pavarësisht se u shkrua nga një grua, ‘Përrallat e Genjit’ ishte arritje e madhe, për çka merrej seriozisht”.

Për më shumë për këtë vepër epike, klikoni në videon e përgatitur nga BBC: KËTU. /Telegrafi/