LAJMI I FUNDIT:

Roma pas sulmuesit holandez

Roma pas sulmuesit holandez

Edin Dzeko është në rrugë për tu larguar nga kampionati italian dhe nga Roma.

Por skuadra nga kryeqyteti italian si duket ka gjetur zëvendësimin adekuat për sulmuesin boshnjak.

Sipas raportimeve të fundit në mediat italiane, sulmuesi i talentuar holandez, Quincy Promes mund t’i bashkohet Romës.


24-vjeçari ka pasur një stinor të suksesshëm me Spartakun e Moskës në kampionatin rus, duke shënuar 18 gola dhe duke dhuruar pesë asistime.

Për ta bërë të sajin holandezin, Roma po mendon të ofrojë rreth 17 milionë euro tek klubi rus. /Telegrafi/