LAJMI I FUNDIT:

Roma nuk arrin të fitojë në udhëtim te Sassuolo

Roma nuk arrin të fitojë në udhëtim te Sassuolo

Roma ishte afër të merrte një fitore të madhe të Sassuolo për në fund ndeshja u mbyll me rezultat 1-1 në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Serie A.

Giallorossët nuk kanë arritur t’i kthehen fitores në kampionat, as pas humbjes në derbi ndaj Lazios.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe shumë raste nga të dyja skuadrat.


Megjithatë, edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Roma ishte skuadër për një nuancë më e mirë, por nuk arriti të fitojë, pasi të dyja skuadrat shënuan nga një gol.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 80-të me anë të Tammy Abraham, i cili shënoi për 1-0, por Andrea Pinamotin (85’) barazoi shifrat dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Roma e sheh veten në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa Sassuolo renditen në vendin e 13-të me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Giallorossët luajnë në shtëpi ndaj Torinos, ndërsa Noreverdi udhëton te Bologna. /Telegrafi/

https://twitter.com/OfficialAM7News/status/1590421662490841088

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës bëhet dëshira më e madhe e Simeones për ta transferuar te Atletico Madridi

Ylli i Barcelonës bëhet dëshira më e madhe e Simeones për ta transferuar te Atletico Madridi

La Liga
Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit

Tifozët e Espanyolit largohen nga stadiumi dhe bëjnë thirrje që ndeshja e Barcelonës të anulohet pas një incidenti të madh jashtë stadiumit

La Liga
Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Pezullim, gjobë dhe shërbim ndaj komunitetit për Taulant Xhakën pas festës së titullit me Baselin

Ligat tjera
“Nuk kam parë kurrë një klub kështu në Evropë”, Gattuso shpjegon pse po largohet nga Hajduku

“Nuk kam parë kurrë një klub kështu në Evropë”, Gattuso shpjegon pse po largohet nga Hajduku

Ligat tjera
Tri transferimet e mëdha që Real Madridi planifikon të shpenzojë 200 milionë euro para Kupës së Botës për Klube

Tri transferimet e mëdha që Real Madridi planifikon të shpenzojë 200 milionë euro para Kupës së Botës për Klube

La Liga
Liverpooli ka frikë se do ta humbasë Ibrahima Konaten falas te Real Madridi, ashtu si Alexander-Arnold

Liverpooli ka frikë se do ta humbasë Ibrahima Konaten falas te Real Madridi, ashtu si Alexander-Arnold

La Liga
Kalo në kategori