LAJMI I FUNDIT:

Roma nesër prezanton trajnerin e ri

Roma nesër prezanton trajnerin e ri

Luciano Spalletti ditë më parë njoftoi largimin nga skuadra italiane Roma.

Por ekipi i kryeqytetit italian nuk ka humbur kohë për ta gjetur zëvendësuesin e Spallettit.


Verdh e kuqtë kanë arritur marrëveshje me trajnerin italian Eusebio Di Francesco i cili do ta marrë drejtimin e klubit.

Di Francesco ishte pjesë e Sassuolos që disa vite dhe ka bërë mrekulli në Serie A me një futboll tejet të bukur.

Marrëveshja është arritur mes drejtuesve të klubit romak dhe trajnerit i cili pritet të prezantohet nesër.

Kështu së paku kanë njoftuar mediat italiane, ku Di Francesco do të prezantohet nga presidenti James Pallota dhe drejtori sportiv Monchi.

Kujtojmë që Di Francesco më parë ka qenë edhe futbollist i Romës. /Telegrafi/