LAJMI I FUNDIT:

Roma mposht me lehtësi Cagliarin dhe merr pozitën e katërt në Serie A

Roma mposht me lehtësi Cagliarin dhe merr pozitën e katërt në Serie A
Roma (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Roma ka fituar në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri ka marr një fitore shumë të vlefshme në kampionat, e cila e ngrit në pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë dhe ishte Federico Fazio, i cili shënoi për 1-0, ndërsa tre minuta më vonë shënoi Javier Pastore për 2-0.

Festa e Pastores (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishte Roma e cila luajti më mirë, krijoi më shumë dhe arriti në fund të shënoj edhe një gol.

Ishte Aleksander Kolarov që shënoi për 3-0 në minutën e 86-të duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Roma tani gjendet në vendin e katërt (Foto: Giampiero Sposito/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Roma e sheh veten në pozitën e katërt me 58 pikë, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 10-të me 40 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë në udhëtim te Genoa, ndërsa Cagliari udhëton te Napoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori