LAJMI I FUNDIT:

Roma interesohet për transferimin e dy yjeve të Atalantës

Roma interesohet për transferimin e dy yjeve të Atalantës
Pasalic - Muriel

Jose Mourinho është duke kërkuar transferime të reja për të pasur një skuadër konkurruese edicionin e ardhshëm.

Pasi kanë marrë Nemanja Matic e Mile Silvar, Giallorosët synojnë që gjatë kësaj jave t’i ofrojnë edhe dy futbollistë me shumë përvojë në Serie A.


Calciomercato ka raportuar se kryeqytetasit italian kanë kontaktuar Atalantën për të pyetur rreth transferimit të dy yjeve zikaltër.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë mesfushorin kroat Mario Pasalic dhe kërkon ta ketë nën urdhrat e veta edicionin e ri.

27-vjeçari ka pasur një vit fantastik me Atalantën ku në 48 ndeshje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.

Përveç mesfushorit ballkanas, Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë edhe sulmuesin Luis Muriel që është nxjerr në shitje nga Atalanta.

Mediat në Itali kanë raportuar se Roma është gati t’i ofrojë Atalantës 25 milionë euro për dy futbollistët si dhe shërbimet e dy sulmuese Stephan El Shaarawy dhe Carles Perez.

Gjithsesi gjatë ditëve të ardhshme drejtuesit e dy skuadrave pritet të kenë takime të reja për të gjetur një marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori