LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Dortmund në ‘luftë’ për talentin polak

Roma dhe Dortmund në ‘luftë’ për talentin polak

Roma dhe Borussia Dortmund, të dyja skuadrat kanë vendosur sytë e tyre për mesfushorin e talentuar të Sampdorias, Karol Linetty.

Talenti 21-vjeçar nga Polonia në këtë sezon ka tri asistime në 12 ndeshje zyrtare për klubin italian.


Linetty mbërriti nga Lech Poznan gjatë verës për 3.2 milionë euro dhe tashmë ka 13 paraqitje për kombëtaren e vendin të tij.

Gjiganti anglez rindez interesimin për Manolasin
Lexo po ashtu Gjiganti anglez rindez interesimin për Manolasin

Sipas Gazzamercato, paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Roma dhe Borussia Dortmund të ndërmarrin hapa për t’iu afruar Sampdorias për Linetty në të ardhmen.

Një afrim në janar është opsion, por skuadra kanë më shumë gjasa në hedhjen e bazave për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/