LAJMI I FUNDIT:

Role susami me djathë

Role susami me djathë

Përbërësit:

▪ 2 copë mish të bardhë pule
▪ 200 g djathë taze
▪ 3 vezë
▪ vaj
▪ 150 g miell
▪ 200 g thërrmija buke
▪ 60 g susam
▪ 100 g majonezë
▪ 2 dl ajkë
▪ 3 tranguj turshi
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ përzierje erëzash


Përgatitja:

1. Të dy copat e mishit të bardhë të pulës prisni vertikalisht përgjysmë në mënyrë që të përftoni bërxolla të vogla. Pastaj secilën bërxollë priteni në mënyrë të tërthortë dhe hapni në mënyrë që të bëhet bërxolla më e madhe dhe më e hollë.
Bërxollat mbuloni me qese najloni dhe i tëholloni me tokmak.

2. Djathin taze e prisni në formë thupre.

3. Bërxollës së tëholluar hidhni erëza sipas shijes, pastaj hidhni secilës thupër djathi. Pjesët anësore mbuloni 2 cm në drejtim të mesit, pastaj bëni në formë të roles.

4. Rolet rrotulloni në miell, pastaj në vezët e trazuara dhe në fund në përzierjen e thërrmijave të bukës e të susamit.

5. Bërxollat e përgatitura piqni në vaj të vluar, një herë në njërën anë, pastaj edhe në anën tjetër derisa të skuqen.

6. Trazojeni veç majonezën në ajkë, pastaj shtoni trangujt turshi të grirë në rende, hudhrën, hidhni erëza sipas shijes dhe përzieni.

Salcën e përgatitur servireni bashkë me bërxollën. /Telegrafi/