LAJMI I FUNDIT:

Roger Federer në Wimbledon ka thyer një rekord dhe ka shkruar histori në turnetë e Grand Slam

Roger Federer në Wimbledon ka thyer një rekord dhe ka shkruar histori në turnetë e Grand Slam

Roger Federer ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale të Wimbledonit pas triumfit 3-1 kundër Kei Nishikorit të Japonisë.

Kjo ka bërë që zvicerani të shkruaj emrin e vetë në turnetë e Grand Slam, duke arritur fitoren e 100-të në karrierë gjersa ka pësuar humbje vetëm 12 herë.


Ai gjithashtu vendosi një rekord sa i përket turneve të hapur duke arritur 186 fitore në sipërfaqen e barit dhe në këtë formë ka lënë pas legjendarin amerikan, Jimmy Connors.

Tenisti 37-vjeçar tashmë është dy fitore larg para fitimit të titullit të 21-të të Grand Slam, përkatësisht të nëntin në Wimbledon.

Kujtojmë se Federer për një vend në finale në gjysmëfinale do të takohet me Rafael Nadalin dhe kjo do të jetë hera e parë që do të takohen në këtë turne që nga viti 2008, kur në finale triumfoi spanjolli.

Ndryshe, Federer aktualisht renditet si tenisti i tretë më i mirë në botë në listën e ATP-së. /Telegrafi/