LAJMI I FUNDIT:

Rodolfo Vanoli: Më kanë kontaktuar nga FFK

Rodolfo Vanoli: Më kanë kontaktuar nga FFK

Trajneri italian, Rodolfo Vanoli, e bënë të arritur marrëveshjen mes tij dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai shihet si zëvendësues i Albert Bunjaku në postin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës. Vanoli ka treguar për mediat italiane kontaktin me FFK-në, transmeton GazetaOlle.com.


“Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm”.

Kosova hapave të Shqipërisë, Vokrri kontakton italianin Vanoli për stolin e Përfaqësueses
Lexo po ashtu Kosova hapave të Shqipërisë, Vokrri kontakton italianin Vanoli për stolin e Përfaqësueses

“U kam thënë ‘po’, por me disa kushte, pasi është një kombëtare e vogël dhe e gjitha për t’u ndërtuar nga e para”.

(Foto: Slovenskenovice.si)

“Ne teknikët italianë punojmë me filozofinë tonë jashtë”, ka deklaruar ai për Tuttomercatoweb.com, duke shtuar se ka kontaktuar me Valon Behramin për t’u konsultuar me të.

“Do të më pëlqente ta merrja këtë iniciativë dhe të nisja një rrugëtim për ta ngritur futbollin kosovar në nivele të rëndësishme”.

“Kosova është kombëtare e re dhe para së gjithash ka nevojë për një qendër teknike. Kam folur me Behramin për të kuptuar disa gjëra, nëse ai dhe të tjerë si Shaqiri, janë gati t’i japin një dorë kombit të tyre, janë të gjithë gati të ndihmojnë apo jo”, ka shtuar Vanoli.

Behrami e Shaqiri luajnë për Zvicrën dhe nuk mund të luajnë për Kosovën, por sipas tij mund të japin kontribut në aspekte tjera.

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori