LAJMI I FUNDIT:

Kosova hapave të Shqipërisë, Vokrri kontakton italianin Vanoli për stolin e Përfaqësueses

Kosova hapave të Shqipërisë, Vokrri kontakton italianin Vanoli për stolin e Përfaqësueses

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mbylli në vendin e fundit edicionin e parë zyrtar të eliminatoreve dhe tani është vënë në kërkim të një trajneri për të drejtuar ekipin në aktivitetet e ardhshme.

Albert Bunjaku nuk bindi në performancën e tij, sepse krahas kontestimit nga ana e tifozëve, ai shfaqi probleme edhe me menaxhimin e grupit, duke u grindur me të paktën pesë futbollistë.


Kështu, kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, nisur edhe nga eksperienca e Shqipërisë, ka hedhur sytë nga Italia, për të gjetur trajnerin e ardhshëm, përcjell SS.

Vokrri: Lothar Matthaus mund të jetë trajner i Kosovës
Lexo po ashtu Vokrri: Lothar Matthaus mund të jetë trajner i Kosovës

Sipas raportimit të mediave italiane, Vokrri është takuar me Rodolfo Vanolin dhe kanë arritur një akord paraprak, për t’i besuar italianit drejtimin e njërës prej kombëtareve më të reja të FIFA-s, e pranuar vetëm në vitin 2014.

Rodolfo Vanoli flet për aplikimin si trajneri i Përfaqësueses së Kosovës
Lexo po ashtu Rodolfo Vanoli flet për aplikimin si trajneri i Përfaqësueses së Kosovës

Vanoli ka drejtuar kryesisht klube të vogla në Itali dhe jashtë, ndërsa klubi më i madh është Udinese, të cilën e ka drejtuar në vitet 2007-2009.

Vanoli gjatë kohës sa ishte trajneri i Olimpija Ljubljnas

Trajneri italian ka drejtuar skuadra zvicerane si Lugano dhe Bellinzona, ndërsa së fundi, Vanoli ka drejtuar klubin e madh nga Sllovenia, Olimpia Ljubjanën.

Ditëve të fundit, stoli i Përfaqësueses së Kosovës u lidh edhe me legjendën gjermane, Lothar Mattheus, i cili mohoi një gjë të tillë.

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori