LAJMI I FUNDIT:

Robert Redford: Ndryshimi po vjen, femrat do të kenë rol më të rëndësishëm në shoqëri

Robert Redford: Ndryshimi po vjen, femrat do të kenë rol më të rëndësishëm në shoqëri
(Foto: Getty Images)

Aktori dhe regjisori, Robert Redford, beson se fushata ‘#MeToo’ e nisur kundër keqtrajtimeve seksuale, shënon një kthesë që do ta ndryshojë kulturën në Hollywood, kur është fjala për barazinë gjinore dhe tolerancën ndërmjet individëve.

Në muajt e fundit, Hollywoodi është goditur nga skandalet e abuzimeve dhe përdhunimeve, me ç’rast shumë aktore kanë dalë haptas duke i akuzuar producentët dhe kolegët se i kanë keqtrajtuar në fillet e karrierave të tyre.


(Foto: Getty Images)

“Konsideroj se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se do të ndodhë shumë shpejt. Unë jam optimist”.

“Është një lloj kthese sepse i ka lëvizur disa gjëra. Femrat do të kenë vend më të rëndësishëm në shoqëri”, ka thënë 81-vjeçari në një konferencë për gazetarë në kuadër të hapjes së Festivalit të Filmit Sundance.

Brigitte Bardot: Aktoret vet flirtojnë me producentët, pastaj ankohen se i kanë keqtrajtuar
Lexo po ashtu Brigitte Bardot: Aktoret vet flirtojnë me producentët, pastaj ankohen se i kanë keqtrajtuar

Redford konsideron se meshkujt do të kenë përgjegjësi të madhe për të ndodhur ndryshimet e nevojshme.

(Foto: Getty Images)

“Roli i meshkujve tani e tutje do të jetë që t’i dëgjojnë femrat dhe të bisedojnë me to për shumë gjëra të rëndësishme”, ka shtuar aktori veteran.

Personalitet e njohura nga të gjitha sferat e shoqërisë janë bashkuar në fushatën për t’i mbështetur femrat, por edhe meshkujt, që janë keqtrajtuar seksualisht në të kaluarën, në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhin në të ardhmen. /Telegrafi/