LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo këshillon Barcelonën: Cavani është top sulmues, do ta përmirësonte shumë sulmin

Rivaldo këshillon Barcelonën: Cavani është top sulmues, do ta përmirësonte shumë sulmin

Legjenda braziliane e Barcelonës, Rivaldo e ka këshilluar ish-klubin e tij që ta transferoj uruguaianin Edinson Cavani nga Paris Saint-Geermain.

Cavani po jeton ditën e fundit te klubi francez pasi ka bërë publike dëshirën për t’u larguar nga Parc des Prices pas humbjes së vendit të titullarit.


Klube si Atletico Madridi, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë vënë pas lojtarit, i cili njihet për golat e shumtë të shënuar.

Leonardo: Cavani ka kërkuar të largohet, oferta e Atletico Madridit e ulët
Lexo po ashtu Leonardo: Cavani ka kërkuar të largohet, oferta e Atletico Madridit e ulët

Përveç këtyre klubeve, Rivaldo e ka nxitur Barcelonën që të bashkohet në garën për sulmuesin e PSG-së tani që Luis Suarez është lënduar rëndë.

“Cavani do të ishte një përmirësim i mrekullueshëm për sulmin e Barcelonës tani që Suarez është jashtë për shumë kohë”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

Babai i Cavanit zbulon ekipin që sulmuesi preferon të transferohet
Lexo po ashtu Babai i Cavanit zbulon ekipin që sulmuesi preferon të transferohet

“Cavani është një top sulmues që ka bërë gjithmonë gola në ligat më të mira të Evropës”.

“Në rastin e tij duket se ai me të vërtetë është afër largimit nga PSG dhe kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori