LAJMI I FUNDIT:

Babai i Cavanit zbulon ekipin që sulmuesi preferon të transferohet

Babai i Cavanit zbulon ekipin që sulmuesi preferon të transferohet

Babai i Edinson Cavani, Luis, ka folur dhe këmbëngul që djali i tij preferon një transferim te Atletico Madrid para ekipeve tjera.

Sulmuesi 32 vjeçar është në kërkim të një stimuli tëri këtë janar pasi dorëzoi një kërkesë transferimi nga PSG.

Atletico Madridi, Chelsea dhe Manchester Unitedi janë ndër klubet që luftojnë për të nënshkruar me atë.

Leonardo: Cavani ka kërkuar të largohet, oferta e Atletico Madridit e ulët
Lexo po ashtu Leonardo: Cavani ka kërkuar të largohet, oferta e Atletico Madridit e ulët

Megjithatë, Los Colchoneros do ta konsiderojnë veten favorit pas citimeve të fundit nga kampi i yllit të Uruguait.

“Ai dëshiron të bashkohet me një klub tjetër në Evropë”, citohet të ketë thënë Luis Cavani për Daily Mail.

“Diego Simeone e dëshiron atë tani. Ka shumë klube të tjera, por kur ia jep fjalën tënde një ekipi, ti e respekton atë”.

“Nëse nesër ai është në dispozicion dhe Atletico ende e dëshiron atë, unë mendoj se ai do të nënshkruajë”, përfundoi babai i Cavanit.

Lampard konfirmon se Chelsea është e interesuar në Cavanin: Më pëlqen mentaliteti i tij
Lexo po ashtu Lampard konfirmon se Chelsea është e interesuar në Cavanin: Më pëlqen mentaliteti i tij

Cavani nuk ka luajtur shumë në Paris që nga ardhja e Mauro Icardit në verë, dhe ndërsa parisianët nuk kanë dëshirë ta lënë atë të shkojë, ata mund të pranojnë se ky është shansi i tyre i fundit për të marrë pak para nga ylli uruguaian.

Atletico nga ana tjetër është e prirur të sjellë një sulmues të ri për të forcuar vijën e përparme që ka luftuar për gola që nga largimi i Antoine Griezmann në verë. /Telegrafi/