LAJMI I FUNDIT:

I riu i vrarë me thikë në Gjermani është shqiptar nga Zvicra (Foto)

I riu i vrarë me thikë në Gjermani është shqiptar nga Zvicra (Foto)

Mbrëmjen e të premtes, para një lokali Shisa Bar në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare nga Zvicra, shkruan blick.ch.

I riu Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona, transmeton albinfo.ch.


Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit ka thënë për gazetën blick se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik.

Sipas tij, dorasit ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi.

Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin.

Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai vdes në spital.

Policia deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen, përcjell albinfo.ch.

Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin. Por policia nuk e pohon e as mohon këtë. Një zëdhënës i saj ka thënë se një komision special prej 50 personash po punon lidhur me rastin.

Një kushëri i të vrarit ka thënë për gazetën se Sony S., ka qenë një djalë i qetë që nuk ka kërkuar sherr madje i ka ikur konflikteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori