LAJMI I FUNDIT:

I riu që vdiq në aksidentin në Itali është djali i dytë i familjes Hoti që humb jetën në aksident brenda gjashtë muajve

I riu që vdiq në aksidentin në Itali është djali i dytë i familjes Hoti që humb jetën në aksident brenda gjashtë muajve

Tre të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur natën e 7 dhjetorit në Itali, në zonën Portogruaro.

Mes viktimave janë dy shqiptarë, Egli Gjeci me origjinë nga Shqipëria, Altin Hoti nga Kosova si dhe Giulia di Tillio e fejuara e këtij të fundit.

Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë
Lexo po ashtu Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Të tre viktimat ishin në të 20-tat. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.


Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbi muaj më parë djalin e vogël, 18-vjeçarin Admir Hoti.

Ai në maj të këtij viti ishte duke udhëtuar po ashtu me mjetin BMW, ku u përplas me një mjet tjetër. Përplasja ishte e rëndë dhe plagët e shumta për 18-vjeçari, i cili nuk ia doli të mbijetonte.

Për vdekjen e të riut Altin Hoti ka reaguar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka shprehur ngushëllime familjes Hoti.

Latifi ka përmendur edhe faktin se gjashtë muaj më parë kishte vdekur në një aksident trafiku edhe vëllai i tij, 18-vjeçar.

“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22-vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci. Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!’’, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Latifi.

Ai po ashtu i ka shprehur ngushëllime edhe familjes Geci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia, pasi që në aksident kanë vdekur edhe dy persona prej këtyre familjeve, Egli Gjeci me origjinë nga Shqipëria dhe Giulia di Tillio e fejuara e këtij të fundit.

“Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!”, është shprehur Latifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori