LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Aksidenti tragjik me tre të vdekur në Venecia, dy nga viktimat janë shqiptarë

Dy nga viktimat e tragjedisë rrugore që ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes në provincën e Venecias në Itali, janë shtetas shqiptarë.

Forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin nga lumi ku përfundoi pasi doli nga rruga, makinën “BMW Seria 3” me të cilën udhëtonin 3 të rinj.

Viktimat janë të gjithë në të 20-at e tyre. Vajza 21-vjeçare e quajtur Giulia di Tillio me banim në Portogruaro dhe Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria.


Mediat italiane raportojnë se Hoti ishte drejtuesi i mjetit. Familja e të riut është tronditur nga humbja e tij, pasi në një aksident rrugor po në Portogruaro humbën në maj të këtij viti djalin e vogël,19-vjeçarin Admir Hoti.

Sakaq, Egli Gjeci kishte shumë pasion për futbollin dhe kishte ndjekur institutin profesional D’Alessi në qytetin, ku edhe humbi jetën.

Kërkimet e zjarrfikësve në lumë vazhduan disa orë pasi dyshohej se në makinë ishte një djalë i katërt, por kërkimet rezultuan negative.

Sipas disa dëshmitarëve, makina në të cilën po udhëtonin të rinjtë shkoi drejt në një kthesë, duke kaluar përtej një bordurë përpara se të përfundonte e fundosur në lumë. Prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ka drejtuar para tragjedisë./a2cnn/

Në trend Lajme

Më shumë
Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku

Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Lajme
Arrestohet 38 vjeçari në Milot për vjedhje - policia në telefonin e tij zbuloi se kishte kryer marrëdhënie me një 13 vjeçare

Arrestohet 38 vjeçari në Milot për vjedhje - policia në telefonin e tij zbuloi se kishte kryer marrëdhënie me një 13 vjeçare

Lajme
Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan: Kosova e përkushtuar për të thelluar aleancën me SHBA-të

Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan: Kosova e përkushtuar për të thelluar aleancën me SHBA-të

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kalo në kategori