Rita Ora 'tund' rrjetin me fotografi të reja provokuese në Instagram: Më larg apo më afër - s’po vendos dot

Këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq në një set të guximshëm para pasqyrës, ndërsa e shoqëroi postimin me humor: “S’kam bërë një ‘thirst trap’ prej kohësh”.
Rita Ora ka ndezur sërish rrjetet sociale me disa fotografi të reja që ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke sjellë një paraqitje provokuese, por edhe me një dozë humori në përshkrim.
Në imazhet e publikuara, këngëtarja shihet duke pozuar para pasqyrës, teksa ka vënë në dilemë edhe vetë ndjekësit se cila foto është më e goditur.
“Më larg apo më afër – s’po vendos dot”, shkroi ajo në përshkrim, duke shtuar me shaka: “P.S. pse gishti im duket ashtu, lol. P.P.S. s’kam bërë një nga këto ‘thirst trap’-et prej kohësh”.
Fotografitë u pritën me reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit komentuan paraqitjen e saj dhe stilin e setit, ndërsa vetë Rita vazhdon të mbetet ndër emrat më aktivë në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, puna dhe projektet e saj.
Postimi i fundit vjen në një periudhë kur Rita Ora po vazhdon angazhimet e saj në muzikë dhe paraqitjet publike, duke ruajtur një prani të fortë edhe në botën e modës dhe mediave sociale. /Telegrafi/






























































