Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të kohës së saj në Sydney.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga miliona njerëz në rrjete sociale, u komentua disa ditë për fizikun e tonifikuar pasi u fotografua shpesh para palestrës.


Veç tjerash, krijuesja e hitit "Anywhere" realizoi edhe një fotosesion me partnerin e saj, Taika Waititi për revistën Vogue të Australisë.

Screenshot 20 1 Foto: Screenshot/Instagram

Ata u shfaqën në poza të ndryshme e po ashtu edhe me veshje të veçanta.

Të njëjtit kanë folur për martesën e tyre private, gjithë romancën dhe se si arrijnë të kenë një balans mes angazhimeve dhe jetës personale.

Screenshot 21 2 Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i famshëm në postimin e shpërndarë në Instagram ka bërë të ditur se sot (e hënë) është publikuar rrëfimi i tyre.

E njëjta aktualisht po punon në albumin e ri "You & I" që pritet të lansohet më 14 korrik. /Telegrafi/