Rita Ora shkëlqen në skenë në Wembley për “Summertime Ball” përkrah yjeve të mëdhenj

Rita Ora ishte një nga emrat më të spikatur në “Capital’s Summertime Ball with Barclaycard”, që u mbajt të dielën në stadiumin Wembley.
Këngëtarja shqiptare ndezi skenën para 80,000 të pranishmëve me një performancë plot energji, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.
E veshur me një kostum lëkure të ngushtë dhe çizme të gjata, 34-vjeçarja tregoi stilin dhe vetëbesimin që e karakterizon.
Ajo dëshmoi edhe një herë statusin e saj si një prej yjeve më të mëdhenj të pop-it britanik.
Rita ndau skenën me artistë të tjerë të njohur si Will Smith, Jade Thirlwall dhe Jessie J, si dhe me grupin JLS që u rikthye me një performancë surprizë pas 16 vitesh.
Atmosfera festive dhe energjia në stadium ishin në kulm, por ishte prezenca karizmatike e Rita Orës që mori duartrokitjet më të forta të mbrëmjes. /Telegrafi/




































































