Rita Ora pozon e lagur, duket provokuese në bikini

177:"NEW YORK, NY - AUGUST 20: Rita Ora attends the 2018 MTV Video Music Awards at Radio City Music Hall on August 20, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images) 12:"Getty Images
Këngëtarja Rita Ora ka qenë shumë e përkushtuar gjatë këtij viti me prurje të shumta muzikore e koncerte gjithandej globit.
Ndonëse e angazhuar me koncerte edhe gjatë verës, Rita ka gjetur kohë që edhe të bëjë pak pushime.

Javë më parë, bukuroshja me prejardhje shqiptare ka kaluar disa ditë të mira pushimi në Ibiza të Spanjës.
Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj disa fotografi të realizuar atje, ku shfaqet mjaft provokuese në plazh.
Teksa pozonte e lagur, 28-vjeçarja merrte vëmendjen e fansave me linjat e saj trupore, ndërsa pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.
Përndryshe, "New Look" mban titullin projekti i fundit muzikor që Ora solli për fansat e saj, e që u prit mjaft mirë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/08/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































