LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora paralajmëron bashkëpunim me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Rita Ora paralajmëron bashkëpunim me gjigantin e këpucëve “Giuseppe Zanotti”
Rita Ora (Foto: Francois Durand/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar shpesh herë se përveç muzikës, është shumë e dhënë edhe pas modës.

Ajo është sipërmarrëse, pasi tash e sa vite ka të nxjerrë në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”, gjersa ka edhe një marrëveshje bashkëpunimi me “Rimmel”.

Rita Ora (Foto: Brook Mitchell/Getty Images/Guliver)

Tani së fundmi, ajo duket se është rrugës drejt lidhjes së një kontrate tjetër, kësaj here me firmën e famshme italiane të këpucëve, “Giuseppe Zanotti”.


Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Rita, teksa ka publikuar një fotografi me CEO-n e kësaj të fundit, në rrjetin social Instagram.

Këngëtarët shqiptarë që u dekoruan me mirënjohje nga krerët e shtetit gjatë vitit 2018
Lexo po ashtu Këngëtarët shqiptarë që u dekoruan me mirënjohje nga krerët e shtetit gjatë vitit 2018

“Së shpejti, GZ x Rita Ora – një bashkëpunim ekskluziv mes Giuseppe Zanotti dhe Rita Orës”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/BsZrplPHmLq/

E njëjta, ka mbajtur së fundmi një koncert në kuadër të platformës “Spotify”, ku ka argëtuar mijëra fansa në Las Vegas.

Vitin e kaluar, ajo shënoi një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e saj, duke publikuar albumin e saj të dytë “Phoenix”, të cilin do ta promovojë me një tur koncertesh këtë vit. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Gulivert)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori