Rita Ora ka ngjallur thashetheme për një romanëe me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi ndërsa ajo publikoi një fotografi tepër komode të dyshes në internet të enjten.
Këngëtarja 30 vjeçare, ngarkoi një fotografi të regjisorit të filmit “Thor”, 45 vjeç, e mbështjellë në krahët e tij ndërsa ata ishin të veshur me rrobat e koleksionit të ri nga “Gucci”.
Fotografia e shfaqte Ritën me gjuhën jashtë, teksa bën që fansat të dyshojnë se ka diçka mes dy të famshmëve, ndërsa disa prje tyre sugjeruan se mund të bëhet fjalë për ndonjë projekt të përbashkër filmik mes tyre, shkruan DailyMail.
Në një moment, Taika mbajti një kapele, duke fshehur pjesërisht identitetin e tij ndërsa Rita shkruante në mbishkrimin e postimit: “Kohë të mira, kujtime, gjëra të rastësishme në telefonin tim dhe ato që dua”, shoqëruar me disa emoji në formë zemre.
Çifti i përfolur u panë duke dalë nga një aeroplan privat me Chris Hemsworth, gruan e tij Elsa dhe Matt Damon në Sydney kohët e fundit, pas një udhëtimi në Gold Coast.
Artistët e Hollywood-it po qëndrojnë në Down Under për të xhiruar skena për filmin “Thor Love and Thunder” të Taikas përveç Russell Crowe, i cili u pa në një shëtitje biçikletë me Ritën javën e kaluar.
Disa fansa nxitën spekulimet e mëtejshme të romancës ndërsa raportuan se kishin parë çiftin duke u puthur brenda një restoranti.
Fansat kuriozë u lajmëruan në rrjetet sociale për të pyetur nëse Rita, e cila u nda nga regjisori francez Romain Gavras në fillim të këtij viti, do të jetë pjesë e filmit të ri të Taikas.
Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në vitin 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë së bashku dy vajza: Te Hinekāhu, tetë vjeçe dhe Matewa Kiritapu, pesë vjeçe.
Drama e tij e luftës, “Jojo Rabbit”, fitoi çmimet përkatëse në “Oscar” dhe “BAFTA” për kategorinë e “Skenarit më të mirë të adaptuar”.
Ndërkohë Rita është duke qëndruar në Sydney për sezonin e ri të “The Voice Australia”, pasi është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.
Këngëtarja e njohur përndryshe është aktore dhe ka luajtur edhe në filmat e famshëm si: “50 Shades Of Grey” dhe “Southpaw”.
Ajo ka pasur disa marrëdhënie të profilit të lartë dhe më parë ishte e lidhur me emrat e njohur si: Calvin Harris, Rob Kardashian dhe James Arthur.
Rita u fejua me Romain, 39 vjeç, në vitin 2020 dhe u fotografua për herë të fundit me të në nëntor.
U konfirmua për DailyMail në mars se çifti zyrtarisht nuk janë më së bashku – dhe u ndanë para Krishtlindjeve.
Një zëdhënës i Romain zbuloi se marrëdhënia kishte mbaruar për ‘muaj’, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.
Por një burim i afërt me Rita i tha DailyMail: “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin atë të funksiononte, por që të dy ranë dakord që nuk duhej të ndodhte”.
“Ata qëndrojnë afër, por ishte thjesht e pamundur të mbash një marrëdhënie ku mezi shiheshin. Dhe duke pasur parasysh të dy oraret e tyre të zënë për vitin 2021, bëri që lidhja të merrte fund”, citoi burimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

“Kush është ky”, momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame