Rita Ora i dha lamtumirën New York të mërkurën, pas paraqitjes së saj në Met Gala në fillim të javës.

Duke publikuar në Instagram një seri fotografish të zjarrta, këngëtarja 30 vjeçare shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Darka e fundit New York, ju dua”, shkruan DailyMail.


Përveç ndarjes së imazheve të disa ushqimeve të mrekullueshme që shijoi në darkën e aj të fundit në këtë qytet, Rita tregoi edhe linjat e saj të trupit e veshur në një fustan të bardhë me prerje te pjesa e belit.

ritaora 242172935 193451492857240 4178853715659449752 n

Fustani që theksonte figurën e saj trupore, e bënte të dukej këngëtaren mjaft tërheqëse.

Flokët e saj bionde u lanë në valë të lirshme, duke u valëvitur rreth shpatullave të saj.

ritaora 242011935 4455527707857764 7192515844590546728 n

Ajo kishte përdorur një rimel ngjyrë vjollce, një shkëlqyes buzësh dhe një manikyr argjendi.

Rita gjithashtu ndau me ndjekësit në Instagram një vështrim të dytë të pamjes së saj, në të cilën ajo dukej mjaft tërheqëse në një këmishë të madhe të bardhë.

ritaora 241964805 285312613067953 8885262975459685617 n

Ora u bashkua me shumë yje të listës A në mbrëmjen prestigjioze Met Gala, që u mbajt të hënën në New York.

ritaora 242014243 218430763662320 6937347055164513985 n

Rita - e cila ishte në krahun e të dashurit Taika Waititi, kishte veshur një fustan dy pjesësh argjendi, kombinuar me një mbulesë të zezë.

Ylli me prejardhje shqiptare ia kishte besuar dukjen markës “Prada” për ndejën më solemne të vitit. /Telegrafi/

rit5 2

rit6 1

rit7