LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora fotografohet duke i soditur motrën e saj Elenën dhe prindërit në Sydney

Rita Ora fotografohet duke i soditur motrën e saj Elenën dhe prindërit në Sydney

Ajo së fundmi ka shkuar në Sydney për sezonin e ri të spektaklit “The Voice Australia”, ku sërish do të jetë trajnere.

Por Rita Ora, 32 vjeçe, mori pak kohë për të eksploruar qytetin me motrën e saj Elenën dhe prindërit e saj Vera dhe Besnikun të enjten, shkruan DailyMail.

Super ylli me origjinë shqiptare zgjodhi të dukej elegante e veshur me një fustan të shkurtër me lule mbi pantallona të shkurtra të vogla teksa po shkonte në Bondi Icebergs me familjen e saj.

Duke u futur në stilin e relaksuar australian, këngëtarja e hitit “Only Want You” i lidhi flokët në stilin bisht dhe vendosi syze dielli të mëdha, ndërsa kishte një çantë të vogël të zezë mbi supe.

Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara në Sydney, ndërsa tregon bukurinë e saj natyrale pa makijazh
Lexo po ashtu Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara në Sydney, ndërsa tregon bukurinë e saj natyrale pa makijazh

Ndërkohë motra e saj Elena, e cila shërben si menaxhere e Ritës, kishte veshur një mini fustan të zi me atlete dhe një çantë të markës “Gucci”.

Këngëtarja është parë në Sydney, pasi ajo shkoi në qytet të hënën e kaluar për të filluar qëndrimin e saj disa javor për spektaklin “The Voice Australia”.

Ajo mbërriti në kontinentin australian e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi dhe familja e saj.

Ylli i popit ka kaluar shumë kohë në Australi, pasi në vitin 2021 ajo nisi rrugëtimin e saj si trajnere në “The Voice Australia”, dhe më pas njëlloj bëri edhe një vit më vonë në edicionin e dytë, ndërsa tani është gati për sezonin e tretë.

Ajo i tha The Daily Telegraph vitin e kaluar se kishte vendosur të blinte një pronë në Harbor City.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha ajo.

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes”, ka thënë Rita.

“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori