Këngëtarja shqiptare me famë botëror, Rita Ora, vazhdon të jetë ndër emrat më të ranguar në top listat britanike dhe ato amerikane.

Sukseset e saj janë të shumta, dhe kjo ka ndikuar që këngëtarja të ketë të ardhura të mira nga profesioni i saj.


GettyImages 922449600 1

Madje, fitimet dhe pasuria e saj e rendisin atë si një ndër personazhet më të paguar.

Sipas Celebrity NetWorth, Rita Ora numëron një pasuri prej 13 milionë dollarësh.

Ndërkohë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka një pasuri prej 12 milionë dollarësh, dhe radhitet pas këngëtares 27 vjeçare.

GettyImages 886536824

Ora pritet që edhe këtë vit të rritë pasurinë e saj pas nënshkrimit të kontratave me brendet e njohura, dhe krijimin e linjës së saj të veshjeve ‘Roara Repulic’. /Telegrafi/