Mbrëmë në Teatrin “Microsoft”, në Los Angeles të Kalifornisë, ShBA, është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, "American Music Awards".

Në këtë mbrëmje nuk munguan shumë prej ermave të njohur nga arena ndërkombëtare siL Taylor Swift, Post Malone, Mariah Carey, cardi B,. Camila Cabello, e shumë të tjerë.


Në këtë mbrëmje nuk munguan edhe tri këngëtaret e famshme shqiptare me famë botërore: Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Të treja vajzat që i bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre, kanë shkëlqyer mbrëmë gjatë defilimit në tapetin e kuq.

Dua Lipa

d2

Dua Lipa është ajo, e cila përveçse e nominuar edhe performoi në skenën e spektaklit dy nga hitet e saj më të fundit "One kiss" dhe "Electricity".

Ajo dhuroi një performancë elektrizuese për publikun, ndërsa dukej mjaft atraktive me paraqitjen e saj.

d1

Në tapetin e kuq të spektaklit, Dua i mahniti të gjitha, ndërsa u shfaq me një fustan të bardhë dhe të gjatë.

d3

Flokët e saj të shkurtra i dhanë asaj një pamje edhe më joshëse.

d4

Për fustanin e saj u kujdes stilisti i saj i besueshëm, Lorenzo Posocco.

Rita Ora

w1 2

Edhe këngëtarja Rita Ora nuk mungoi mbrëmë në ndarjen e çmimeve "American Music Awards".

Megjithëse nuk ishte e nominuar, ajo u ngjit në skenë së bashku me Constance Wu për të ndarë çmimin "Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit pop".

Ora u prezantua në tapetin e kuq të AMA me një fustan plot glamur, ngjyrë të zi i qëndisur me trëndafila.

w3 1

Ato ia dhuruan çmimin grupit "Migos", ndërsa Rita vazhdoi të tregojë se mbetet njëra ndër këngëtaret më tërheqëse.

w2 1

Këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, përmes së cilës uroi grupin në fjalë, ndërsa tregoi se kaloi një natë magjike.

w4 1

"Faleminderit AMAs për një tjetër natë të mrekullueshme dhe që më dha mundësinë të prezantoj çmimin 'Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit pop, urime Migos", ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha

q2 2

Këngëtarja shqiptare me pritshmëritë më të mëdha në këtë mbrëmje, Bebe Rexha, gjithashtu pati një paraqitje atraktive.

Rexha e cila edhe pse e nominuar në dy kategori, atë të "Bashkëpunimi më i mirë" dhe "Kënga më e mirë e zhanrit Country", për këngë "Meant to be" në bashkëpunim me Florida Georgina Line, nuk arriti të fitojë asnjë çmim.

q1 3

Por prapëseprapë, ajo u ngjit në skenë për të prezantuar një prej artistëve që performuan.

E veshur me një fustan plot shkëlqim, ajo dukej më se tërheqëse ndërsa vinte në pah këmbët e saj seksi, me fustanin me prerje.

q3 2

Këngëtarja Rexha kishte prerë flokët enkas për këtë mbrëmje, ndërsa u shfaq me një model mjaft të bukur flokësh.

Buzëqeshja vazhdon të mbetet 'aksesori' më i mirë i Bebe Rexhës.

q4 1

Rexha pati rastin edhe të takohet me Rita Orën, me të cilën ka krijuar një raport miqësor shumë të mirë.

Edhe pse kjo ishte një tjetër mbrëmje e përbashkët e të dyjave, AMA nuk arriti që të bëjë bashkë Dua Lipën dhe Rita Orën, dy shqiptaret të cilat ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën, kjo pasi ato nuk u takuan asnjëherë gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/