Rita, me të brendshme në skenën e GAY Club (Foto, Video)

Rita Ora është shfaqur me një veshje shumë seksi në një koncert të fundit të saj në Londër.
Ajo ka dalë me një veshje që ishte pak më shumë se vetëm të brendshmet, duke nxjerrë në pah asetet e saj trupore.
Rita në skenë është shoqëruar edhe nga dy vajza, po me bikini, të cilat i ka “rrahur” me shuplakë në vithe, transmeton Telegrafi.
Koncerti u organizua në klubin G-A-Y në mbështetje të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual dhe transseksual), një ditë pas legalizimit të martesave në mes të të njëjtës gjini në SHBA.
Rita ishte e zgjedhura për të performuar në klub, duke ndezur skenën dhe duke ngritur temperaturat para publikut në shumicë homoseksual.
Madje ajo ka bërë edhe gjeste orgazmi gjatë performancës së saj, duke u fërkuar me flamurin shumëngjyrësh, simbol i komunitetit gay. /Telegrafi/






























































