Rita Ora shpesh pëlqen të tërheqë vëmendjen e fansave të saj me fotografi të nxehta.

Kështu bëri edhe sot, kur postoi një foto ku shfaqej lakuriqe në pjesën e sipërme të trupit, duke mbuluar gjoksin vetëm me njërën dorë, transmeton Telegrafi.


Kjo mund të jetë edhe fotoja më e nxehtë që këngëtarja shqiptare ka postuar për fansat e saj, por ajo ka reaguar duke e fshirë atë shumë shpejt pasi e postoi.

“Një selfie pas foto-seancës. Fundi i punës. Koha për operacion mençurie”, kishte shkruar ajo poshtë fotos.

Fotoja është bërë pasi ajo i dha fund sezonit me spektaklin The Voice, ku sipas gjasave nuk do të jetë më në panelin drejtues edicionin e ardhshëm.

Më herët gjatë ditës ajo kishte postuar edhe një selfie tjetër provokuese duke prekur “zogun”. /Telegrafi/