Rita flet në shqip, kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Rita Ora asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj dhe këtë vazhdon ta bëjë sa herë që i jepet mundësia.
Këngëtarja me famë botërore ka nxjerrë në shitje në iTunes këngën e saj “Poison” dhe u ka kërkuar fansave që ta blejnë sa më shumë në mënyrë që të bëhet kënga më e shitur.
Derisa kërkesat e vazhdueshme në rrjetet sociale kanë qenë në anglisht, bashkëkombësve të saj, 24-vjeçarja iu është drejtuar në shqip.
“Hajdeni shqiptarë! Na mbështetni të kalojmë në vendin e parë. Shkarkojeni këngën! Ju dua”, ka shkruar Rita. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































