LAJMI I FUNDIT:

Ristovski: 74 defektologë do të angazhohen në arsimin fillor dhe 57 në atë të mesëm

Ristovski: 74 defektologë do të angazhohen në arsimin fillor dhe 57 në atë të mesëm

Nga një shtatori, 131 defektologë do të angazhohen në shkollat fillore dhe të mesme të Maqedonisë me qëllim të përforcimit të shërbimeve profesionale.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski në profilin e tij në Facebook, ka publikuar se me këtë plotësohet edhe një premtim i dhënë qytetarëve gjatë vizitë së paradokohshme në komunën e Kërçovës, bën të ditur Telegrafi Maqedoni.


Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Spiro Ristovski, theksoi se në një numër të madh takimesh me qytetarët, njëra nga kërkesat më të mëdha të prindërve ka qenë angazhimi i defektologëve në shkollat fillore dhe të mesme nga aspekti i asistencës së nxënësve që kanë nevojë për ndihmën e defektologut.

-Në bazë të kësaj, Ministria për arsim dhe shkencë për disa javë realizoi kontakte të drejtpërdrejta me të gjithë shkollat në Maqedoni, dhe bazuar në të dhënat, respektivisht numrin e nxënësve që kanë nevojë për ndihmën e defektologëve u bë një analizë adekuate e cila tregon që ka nevojë për angazhim të 74 defektologëve në arsimin fillor dhe 57 në arsimin  mesëm, theksoi Ristovski.

Vendimi i cili u miratua javën e kaluar në seancë të rregullt të Qeverisë, vlen për të gjithë shkollat të cilat e kanë informuar Ministrinë për arsim dhe shkencë se kanë nevojë për kuadër të tillë.

Zgjedhja e defektologëve do të realizohet në mënyrë transparente, respektivisht përmes konkurseve publike për punësim, të cilët do të shpallen në etapa, ndërsa në to do të theksohen të gjitha informatat më të hollësishme për kushtet dhe kriteret për aplikim.

MASH, siç informoi Ristovski, tashmë ka filluar me shpërndarjen e pëlqimeve deri te shkollat, ndërsa duke marrë parasysh që shkollat janë të decentralizuara, procedurën e tërësishme për angazhim do të duhet ta realizojnë komunat përkatëse./Telegrafi/