Rishikimi i buxhetit shkurton investimet kapitale për 50 milionë euro në Maqedoni
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se realizimi i investimeve kapitale në Maqedoninë e Veriut duhet të mbikëqyret nga një komision i ekspertëve të pavarur, nëse dëshirojmë që ato të realizohen sipas dinamikës së projektuar në fillim të vitit.
Këto komente vijnë pasi Qeveria në mbledhjen e saj ka paraparë që të shkurtohen rreth 50 milionë euro të destinuara për investimet kapitale nga 422 milionë euro në 372 milionë euro.
Mjetet e planifikuara për investimet kapitale shkurtohen në infrastrukturën hekurudhore, infrastrukturën e ujësjellësit, zhvillimin rural, si dhe përmirësimi i infrastrukturës së objekteve arsimore dhe shëndetësore në rajonin e Kërçovës dhe Shtipit.
Ndryshe, në bazë të projeksionit të buxhetit për vitin 2019 ishin planifikuar 422 milionë euro për investime kapitale, por brenda 7 muajve janë realizuar vetëm 100 milionë euro për realizmin e projekteve kapitale që nuk arrin as çerekun e investimeve të planifikuara në fillim të këtij viti.
Alaudin Zeqiri, ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, për Radion Evropa e Lirë thotë se realizmi i investimeve kapitale në masë të madhe dështon si rrjedhojë e procedurave të komplikuara juridike që duhet plotësuar para realizmit të investimeve.
“Medoemos duhet të bëhet një intervenim që do të thotë në aspektin juridik, që procedurat që kanë të bëjnë me realizmin e projekteve kapitale të jenë më të thjeshta dhe jo aq të komplikuara. Pra, kemi ngecje në realizmin e projekteve kapitale, duhet thjeshtësuar proceduarat për realizmin e projekteve kapitale, kjo mund të arrihet përmes intervenimeve ligjore”, vlerëson Alaudin Zeqiri, ekspert për çështje ekonomike.
Nga Qeveria janë shprehur me optimizëm se procesi i investimeve kapitale do të marrë hov në fund të këtij viti.
Ndërkohë, një pjesë të mjeteve janë ridestinuar për subvencionimin e rritjes së pagave në sektorin privat, edhe atë 400 milion denarë, si dhe 200 milionë denarë të tjera janë destinuar për masa aktive për punësim.
Me ribalancin e buxhetit parashihen mjete shtesë për mbështetje të bujqësisë, 193 milionë denarë për blerjen e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milionë denarë për mbrojtje të sistemit të kolektorëve në Liqenin e Ohrit, si dhe për pagesën e kthimit të TVSH-së.
“Janë paraparë 200 milionë denarë shtesë për politika dhe masa aktive si mbështetje për punësimin, veçanërisht për mbështetje të të rinjve për punësimin e tyre në prodhimtari, por edhe nën masat gjithëpërfshirëse për vetëpunësim, para së gjithash për të rinjtë”.
“400 milionë denarë janë të dedikuara për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social i ndërmarrjeve të cilat do t’i rrisin pagat e të punësuarve të tyre deri në 100 euro”, ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Por, partia maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM ka akuzuar kreun e Qeverisë Zoran Zaev dhe ministren e Financave se rishikimi i buxhetit aspak nuk ka të bëjë me politika zhvillimore për rimëkëmbjen e ekonomisë së shtetit duke vënë theksin në dështimin e realizmit të projekteve kapitale.
Nga arka e shtetit, gjatë vitit të kaluar, mbetën pa u shfrytëzuar rreth 200 milionë euro të cilat ishin paraparë për investime kapitale.
Një pjesë e këtyre mjeteve edhe atë 50 milionë euro me rishikimin e buxhetit u ridiestinuan për shlyerjen e borxheve që kishin komunat./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën