LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme para deputetëve të Maqedonisë së Veriut

Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme para deputetëve të Maqedonisë së Veriut

Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme do gjendet para deputetëve. Nga Qeveria njoftuan se propozimi për rishikimin e buxhetit të shtetit, tashmë është dërguar në Kuvend dhe presin që nga e hëna shërbimet t’ia dorëzojnë deputetëve. OBRM-PDUKM përmes një komunikate tha se propozimi për rishikimin e buxhetit nuk do ta ndryshojë gjendjen aktuale ekonomike dhe do të vazhdojë, siç thonë ata, kaosi ekonomik.

“Shkurtimi i investimeve kapitale dëshmon se kjo Qeveri nuk ka as plan e as vizion që Maqedonia të dalë nga kriza ekonomike, për të cilën është përgjegjëse. Nëse kësaj i shtohet edhe realizimi i dobët, atëherë arrijmë në përfundim se nuk do të ketë pothuajse asnjë aktivitet të qeverisë në këtë drejtim, vendimtar për ekonominë. Rishikimi i buxhetit tregon se kjo Qeveri në kohë krize ka projektuar qindra milionë euro shpenzime joproduktive, nga të cilat vetëm një pjesë po shkurtohen”, thonë nga OBRM-PDUKM


Nuk dihet ende se si do të ndikojë bllokada aktive e Kuvendit, e iniciuar nga OBRM-PDUKM në votimin e rishikimit të buxhetit. Deputeti Nikolla Micevski, kur u paralajmërua bllokada opozitare e Kuvendit, tha se partia do të bllokojë çdo gjë që është e dëmshme për qytetarët, por se do të marrin pjesë aktive në debatin për rishikimin e buxhetit. Partia në pushtet pret arsye të shëndoshë nga opozita. Socialdemokratët janë të bindur se propozimi i qeverisë do të kalojë.

“Rishikimi do të gjendet shumë shpejt para deputetëve, nuk pres që të bllokohet, përkundrazi ne si shumicë jemi të gatshëm të përdorim të gjitha mjetet dhe të gjitha mundësitë që jep rregullorja për miratimin e rishikimit dhe ligjeve të tjera, sepse është e rëndësishme në kushte të tilla kur përballemi me krizë energjetike dhe ekonomike”, tha Darko Kaevski – zëdhënës i LSDM-së

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati për rishikimin mund të zgjasë maksimumi pesë ditë dhe më pas kalohet në votim. Në votimin e fundit për riprogramimin e arkës së shtetit nga prilli i vitit të kaluar, publiku ishte dëshmitar i tensioneve dhe sulmeve të ndërsjella mes ligjvënësve nga qeveria dhe opozita. Shumica në atë kohë mezi arriti të krijojë kuorum për votim, pasi opozita njoftoi se do të largohej nga salla, ndaj ministrja aktuale e Kulturës, e sëmurë me koronavirus u shfaq me skafandër. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori