Ripërtërini mushkëritë me ndihmën e këtyre ushqimeve: Artikujt të cilët pastrojnë trupin nga nikotina!

Me futjen e nikotinës në organizëm, trupi humb lëngun e nevojshëm dhe shumë shpejt dehidratohet
Për ta nxjerrë jashtë helmin dhe për t’i pastruar mushkëritë, me rëndësi të jashtëzakonshme është ushqimi adekuat dhe i shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Karota
Nëse dëshironi ta lini duhanin, hani sa më shumë karota. Nikotina shkatërron lëkurën, ndërkaq kjo perime përplot vitamina A, K, C dhe B do ta pastrojë trupin. Rekomandohet që ta shtrydhni në aparat për lëngje dhe ta përzieni me mollë dhe limon. Qiteni në sallatë dhe kënaquni!
Brokoli, lakra dhe lulelakra
Këto perime përmbajnë polifenole të cilat janë të shkëlqyeshme në zvogëlimin e inflamacionit në sistemin e tretjes. Gjithashtu, përmbajnë edhe antioksidante të cilat pastrojnë trupin nga helme të shumta. Këshillohet t’i zieni sa më pak në mënyrë që të ruhen të gjitha vlerat e tyre.
Çaji i gjelbër
Nëse pini sasi të mëdha të ujit shtëpiak vitaminoz (dy litra ujë me një lugë të vogël xhenxhefil të grirë, një kastravec, limon, 12 fletë nenexhiku dhe çaj i gjelbër përplot antioksidantë) do të shpëlani helmin nga trupi.
Spinaqi
Thartira folike është shumë e rëndësishme për punë normale dhe zhvillim të trupit. Spinaqi është përplot me thartirë folike.
Kivi, limoni dhe portokalli
Nikotina nga trupi i nxjerr edhe vitaminat A, C dhe E të cilat forcojnë imunitetin dhe mbrojnë nga infeksionet dhe bakteret. Për t’i plotësuar vitaminat e humbura hani kivi apo pini një gotë limonadë. Lëngu nga portokalli hidraton trupin dhe e mbush me vitamina, por njëherësh pastron organizmin nga nikotina. Shtrydhni dy portokaj, shtoni pak ujë dhe pini midis racioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë