LAJMI I FUNDIT:

Riorganizimi i Ferizajt, lider i Ligës së Parë: Flasin kryetari, trajneri dhe lojtarët kryesorë

Riorganizimi i Ferizajt, lider i Ligës së Parë: Flasin kryetari, trajneri dhe lojtarët kryesorë

Skuadra e Ferizajt, startin e pati shumë të dobët, por tash është lider pas 16 xhirove në grupin B të Ligës së Parë, pas një ecurie fantastike me trajnerin Arbnor Morina.

Trajneri Arbnor Morina megjithatë thotë se merita iu takon edhe trajnerëve të kaluarën.


“Këto dukuri janë normale në futboll. Edhe pse ju bëni punën e mirë diçka nuk shkon. Dua të them se edhe trajnerët që kanë qenë para meje kanë bërë një punë të mirë por nuk kanë pasur fat. Ferizaj nuk e ka të domosdoshme inkuadrimin në Superligë. Por, duam të krijojmë parakushtet që kur të inkuadrohemi në Superligë të mos çalojmë”, deklaroi Morina për RTV Dukagjinin.

Për stabilitet të përgjithshëm flet edhe kryesia e re.

“Ne kur kemi ardhur në krye të klubit nuk kemi dhënë fjalë të mëdha, mirëpo kemi zgjedhur rrugën e punës”, deklaroi kryetari Lulzim Abazi, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se mbi 70% të obligimeve nga e kaluara i janë kryer. Abazi thotë se e morën klubin me rreth 200 mijë euro borxhe.

Kapiteni Flortim Berisha thotë se organizimi që ka bërë Kryesia e re e Klubit dhe trajneri Morina ka instalua mentalitet fitues.

Albion Kurtaj është golashënuesi më i mirë i skuadrës por për të kjo nuk është në plan të parë.

“Kam vendos që interesat e klubit të jenë para atyre personale. Tetë gola nuk janë pak, por synoj të arrijë më shumë në të ardhmen”, deklaroi Kurtaj.

Ferizaj është lider në ligën e parë dhe ka një pikë më shumë se vendi i dytë, Vushtrria./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori