LAJMI I FUNDIT:

Rinia e Rahovecit: Të zbardhet sa më shpejt rasti i Elvis Pistës

Rinia e Rahovecit: Të zbardhet sa më shpejt rasti i Elvis Pistës

Rinia e Rahovecit, e përfaqësuar nga kryetarët e forumeve rinore të tri partive – PDK, LDK dhe AAK – me anë të një komunikate të përbashkët kanë reaguar ashpër ndaj institucioneve, duke kërkuar zbardhen sa më të shpejt të rastit të humanistit Elvis Pista dhe që në këtë mënyrë Rahoveci të kthehet në një ambient të sigurt.

Kreshnik Haxhijaha (PDK), Gardalin Shtavica (LDK) dhe Ervin Hoxha (AAK), të tre, këta kryetarë të forumeve rinore të partive të tyre kanë kërkuar zbardhjen e rastit të Elvis Pistës dhe që Rahoveci të kthehet sërish në ambient të sigurt.

Lexoni komunikatën e plotë të rinisë së Rahovecit:


Reagim nga rinia e Rahovecit

Rinia e Rahovecit ndihet e pa sigurt – të zbardhet rasti i Elvis Pistës

Me 1 vjetorin e vrasjes së qytetarit të Rahovecit dhe humanistit të madh, Elvis Pistës, sigurisht se edhe dhembja rikthehet në mesin e zemrave të qytetarëve të Rahovecit dhe sidomos rinisë së unifikuar.

Rahoveci një vit pas vrasjes së Elvis Pistës vazhdon të jetë një ambient i pa sigurt për qytetarët e komunës dhe për vet të rinjtë e Rahovecit. Dhe sigurisht se i tillë do të jetë ky ambient, deri sa të zbardhet rasti i vrasjes së humanistit të madh rahovecian, Elvis Pistës dhe kryesit e veprës të vihen para drejtësisë.

Rinia e Rahovecit duke u bazuar në këtë rast dita ditës po e humbet shpresën dhe besimin në institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë, e kjo rënie e besimit është evidente edhe në mesin e qytetarëve.

I bëjmë apel të gjitha institucioneve relevante, hetuesisë dhe prokurorisë, që të vazhdojnë të punojnë pa ndalur për zbardhjen e vrasjes së Elvis Pistës, dhe që këto përpjekje të mos ndalen derisa kryesit e kësaj vepre qyqare të vihen para drejtësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori