LAJMI I FUNDIT:

“Rilindja” paralajmëron protestë para ASHAM-it kundër marrëveshjes së Prespës

“Rilindja” paralajmëron protestë para ASHAM-it kundër marrëveshjes së Prespës

Nesër në orë 10:00 para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë do të mbahet protestë kundër dhe për anulimin e marrëveshjes së Prespë, me rastin e Konferencës Shkencore të organizuar nga ASHAM: “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët janë Iniciativa qytetare, Iniciativa Qytetare për Shëndet dhe Rilindje, Jetë me dinjitet dhe ngritje “Rilindja”, Rilindjen e Lëvizjes Maqedonase (mbajtësit dhe mbrojtësit e sovranitetit shtetëror), Lëvizja për Vlerat e Qytetërimit, së bashku me popullin maqedonas, qytetarët dhe krijuesit dhe të gjithë shoqatat patriotike.


“Kërkojmë moratorium për zgjidhjen e njëanshme politike të çështjeve maqedonase. Në vend se që ta mbrojnë marrëveshjen, ASHAM dhe akademikët ta mbrojnë dhe promovojnë vlerat autentike të shkencë, arteve vlerave dhe përfitimeve të Maqedonisë, të cilat janë fshirë me marrëveshjen e turpshme të Prespës dhe për të mbrojtur emrin e Maqedonisë, të identitetit maqedonas, gjuhën, historinë dhe kulturën. Prandaj ASHAM-it dhe institucioneve tjera do tu dorëzohet deklarata e popullit maqedonas për linjat e saj të kuqe dhe strategji për të ruajtur emrin e Republikës së Maqedonisë dhe identitetit maqedonas, gjuhës, historisë dhe kulturës “, thuhet në njoftimin protestues.

Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për tubim paqësor, dinjitoz, tubim popullor civilizues, organizatorët bëjnë thirrje deri tek qytetarët që në mënyrë paqësore dhe civilizuese ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të jenë përgjegjës për veten dhe të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Drejtësi
Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Lajme
Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Lajme
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Lajme
LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet

LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet "dostave", Komuna e Prishtinës mohon akuzat

Lajme
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Lajme
Kalo në kategori