LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Qëndrim Zybës, ‘diamanti’ i Prishtinës lë pas dëmtimin dhe synonin suksesin këtë edicion

Rikthimi i Qëndrim Zybës, ‘diamanti’ i Prishtinës lë pas dëmtimin dhe synonin suksesin këtë edicion

Njëri prej futbollistëve më të talentuar në futbollin e Kosovës, Qëndrim Zyba, është kthyer të luajë në lartësitë e tij pas më shumë se gjashtë muajsh.

Zyba ka disa ndeshje që është rikthyer, por në fundjavë ndaj Ulpianën, ishte ndeshja e parë që ai luajti si startues.


Mesfushori i talentuar arriti që në këtë ndeshje të shënojë një gol shumë të bukur, duke e ndihmuar skuadrën që të merr fitoren e dytë me radhë.

Në një prononcim për Telegrafin, lojtari i Përfaqësueses së Kosovës U21, ka folur për rikuperimin dhe rikthimin e tij në fushë.

“Më të vërtet më kanë munguar ndeshjet, stërvitjet, grupi dhe gjithçka tjetër”.

“Rikuperimi ka shkuar mjaftë mirë, normal që ka pasur vështirësi gjatë rrugës, por ato harrohen si fillojnë stërvitjet. Kam punuar gjatë rikuperimit shumë dhe shpresoj që Zoti të më shpërblejë me paraqitje të mira për veten dhe ekipi”, ka thënë Zyba për Telegrafin.

Ai shtoi se synimi i Prishtinës, tani është Kupa e Kosovës, ku të mërkurën luajnë ndaj Ballkanit.

“Shpresoj që të kthehet Prishtina ku e ka vendin. Synimi jonë është që të kualifikohemi tutje në Kupë dhe të ngrihemi sa më lartë në kampionat”, deklaroi Zyba.

Mesfushori i talentuar është nga ata futbollist që mund të luajnë në nivele më të lartë se sa futbolli i Kosovës. Ai shpreson që këto ndeshje që kanë mbetur të shkojnë si duhet, duke shtuar se synimi i tij është për më lartë se sa futbolli i Kosovës.

“Fillimisht për këto ndeshje që kanë mbetur, shpresoj të paraqitem sa më mirë dhe t’i ndihmojë shokët e skuadrës.  Dua që fillimisht të kem paraqitje sa më të  mira, ta kem shëndetin, pasi gjithmonë synimet janë për më lartë”, ka përfunduar Zyba.

Prishtina aktualisht mban vendin e pestë me 32 pikë, aq sa ka edhe Malisheva dhe Drenica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori