LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi në tryezën e dialogut pas tensioneve në veri, analistët: Kosova të mos heq dorë nga reciprociteti për targat

Rikthimi në tryezën e dialogut pas tensioneve në veri, analistët: Kosova të mos heq dorë nga reciprociteti për targat

Janë bërë nëntë ditë që kur bllokimi i dy rrugëve Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara.

E gjitha kjo po ndodh si shenjë proteste nga serbët lokalë, ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Situata e paqëndrueshme dhe lëvizjet e aeroplanëve e helikopterëve të Serbisë në afërsi të kufirit, kanë bërë që të ketë reagime nga ndërkombëtarët dhe të kërkohet një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Si rezultat i kësaj është paralajmëruar që nesër në Bruksel të ketë takim të palës kosovare dhe asaj serbe, ku do të diskutohet pikërisht për çështjen e targave.

Lidhur me këtë takim, analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk ka çfarë të flitet sa i përket targave pasi që sipas tij Kosova është në të drejtën e saj.

“Unë nuk e shoh takimin në Bruksel si takim ku do të flitet për veriun, e kam fjalën për veriun si territor si problem që ekziston, ma shumë vazhdoj me pa këtë vendimin për reciprocitet si “provokim” për dinamizmin e dialogut. Brukseli ka bërë të ditur se në takim do të diskutohet për targat, nuk e di se çfarë do të mund të diskutohet për këtë çështje kur thjeshtë Kosova e ka aplikuar reciprocitetin ashtu siç Serbia bënë tash e një dekadë”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka shtuar se tërheqja e Njësive Speciale të Kosovës nga veriu, natyrisht që do të ndodh, por sipas tij do të jetë humbje dhe dështim politik nëse kjo tërheqje e Njësive Speciale shoqërohet edhe me tërheqjen nga vendimi i reciprocitetit.

“Do të ishte një fitore politike e Kosovës po që se tërheqja e forcave Njësive Speciale dhe zëvendësimi i tyre me KFOR-in do të karakterizohej me mbetjen fuqi të vendimit që është marrë për targat”, është shprehur Mushkolaj.

Më tej analisti Mushkolaj ka shtuar se sa i përket dinamizmit të dialogut në Bruksel, e ka parasysh edhe përfshirjen e SHBA-ve në këtë proces, respektivisht pjesëmarrjen e të dërguarit Escobar në këtë takim që sipas Mushkolajt është një momentum i ri që duhet të shfrytëzohet nga pala kosovare.

Nesër në Bruksel vazhdon dialogu, BE-ja dhe ShBA-ja përfshihen për tejkalimin e situatës pas tensioneve në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Nesër në Bruksel vazhdon dialogu, BE-ja dhe ShBA-ja përfshihen për tejkalimin e situatës pas tensioneve në veri të Kosovës

“Sa do të mund të shfrytëzohet në të mirë të fjalës ky momentum mbetet të shihet. Unë konsideroj se Kosova nuk duhet të heq dorë nga reciprociteti sepse është në të drejtën e saj dhe po e zbaton një marrëveshje që vet Serbia bashkë me Kosovën e kanë nënshkruar në Bruksel, në anën tjetër duhet me pa mundësinë që me u shfrytëzua kjo pjesëmarrje e SHBA-ve në mënyrë që të paktën të ketë një qartësim se çfarë mund të ndodh në të ardhmen me dialogun që thuhet se do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Mushkolaj.

Ai shtoi se Brukseli është jashtëzakonisht i dobët për ta quar përpara këtë dialog, dhe se po mjaftohet vetëm me takime formale në mes të palëve.

“Pa një përfshirje më të madhe të SHBA-ve unë jam skeptik se diçka serioze mund të ndodh në këtë dialog dhe me diçka serioze mund të përfundoj ky dialog”, u shpreh Mushkolaj.

Edhe analisti, Azem Vllasi ka thënë për Telegrafin se parimi i reciprocitetit lidhur me targat e regjistrimit gjithsesi duhet të aplikohet.

“Nuk është me rëndësi nëse dikush ndërhyn nga BE-ja apo SHBA dhe propozon ndonjë modalitet më kreativ në aspektin formal por parimi të mbetet dhe të aplikohet. Kjo është fillimi i aplikimit të parimit të reciprocitetit me Serbinë ngase ky parim vlen në mbar botën ndërmjet shteteve”, ka deklaruar Vllasi.

Vllasi ka shtuar se tërheqje prapa nuk ka sepse raportet me Serbinë pastaj do të jenë shumë problematike.

“Ata tërheqjen e palës kosovare më shumë do ta kuptojnë si dobësi tonën dhe do t’a keqpërdorin në shumë çështje tjera. Pala kosovare duhet të kërkoi një ndërmjetësim nga SHBA-të dhe BE-ja, të jetë bashkëpunuese por parimin t’a mbron. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të kërkojnë plotësimin e dëshirave të palës serbe. Nesër në Bruksel lidhur me këtë çështje duhet të ketë lajm të ri dhe të mirë”, u shpreh Vllasi.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori