LAJMI I FUNDIT:

Rikthim fantastik i Anglisë (Video)

Rikthim fantastik i Anglisë (Video)

Anglia ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të kampionatit evropian në kuadër të grupit B.

“Tre Luanët” në sekondën e fundit triumfuan në stadiumin “Stade Bollaert-Delelis” kundër Uellsit me rezultat 2:1.


Megjithëse anglezët dominuan gjatë gjithë takimit, të parët në epërsi kaluan uellsianët.

Por, për ta parë golin e parë në këtë derbi britanik, tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit është dashur të presin deri në minutën e 42-të të takimit, raporton Telegrafi.

bale

Ishte super sulmuesi Gareth Bale, ai i cili i solli avantazhin kombëtares së tij. Uellsi fitoi një goditje të lirë në një distancë prej 30 metrash dhe përgjegjësinë për ta ekzekutuar e morri sulmuesi i Real Madridit.

Bale dërgoi një goditje aq të fuqishme sa që portieri anglez nuk mundi ta kontrolloi dhe topi përfundoi në gol.

Në pjesën e dytë ‘Tre Luanët’ vazhduan me sulme të njëpasnjëshme dhe si rezultat i kësaj arritën të barazonin rezultatin.

Edhe pse uellsianët u ankuan për pozitë jashtë loje, ishte Ashely Williams ai që pasoi topin te Jamie Vardy në minutën e 56-të të takimit, i cili nuk gaboi nga katër metra largësi. Ky është goli i parë në paraqitjen e parë të Vardyt në Kampionatin Evropian.

vardi

Kur pritej të përfundonte takimi, Daniel Sturridge shënoi golin e dytë për Anglinë, i cili ishte i vlefshëm për tre pikët e para të “Tre Luanëve”.

Pas kësaj fitore, Anglia zë vendin e parë të renditjen tabelore me katër pikë, ndërsa Uellsi gjendet në pozitën e dytë me tre pikë. /Telegrafi/