LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Silvio Berluskoni!

Rikthehet Silvio Berluskoni!

Silvio Berluskoni ka zgjedhur Parlamentin Europian si trampolinën e tij të fundit për t’u ringjitur në skenën politike.

Ish-kryeministri që dominoi politikën italiane për dy dekada me radhë deklaroi të enjten se kandidimi i tij në BE vjen në një kohë kur demokracia e Europës rrezikohet nga përhapja e nacionalizmit.


“Në moshën time të bukur, kam vendosur me përgjegjësi që të shkoj drejt Europës, ku për momentin mungojnë idetë e mëdha për botën. Dua të çoj atje zërin tim, dua një Europë ndryshe”.

Duke folur në Sardenjë përpara zgjedhjeve lokale, Berluskoni nuk la pa shigjetuar edhe partinë anti-establishment “Pesë Yjet” që drejton vendin së bashku me aleaten e tij të mëparshme, “Lega”.

“Na duhet ta ndryshojmë këtë qeveri të Pesë Yjeve e cila drejtohet nga njerëz pa eksperiencë dhe pa kompetencë. Janë njësoj si ata zotërinjtë e majtë komunistë që ndala në vitin 94. Aleanca e tyre nuk është e natyrshme dhe nuk besoj se do të zgjatë shumë”.

Komentuesit politikë mendojnë se një fitore në parlamentin europian do i jepte Berluskonit shtysën e duhur për të bindur ish-aleatin e vet, zëvendëskryeministrin Mateo Salvini, që të braktisë koalicionin qeverisës për t’iu bashkuar edhe një herë pushtetit me partinë e tij.

Ish-zyrtari 82-vjeçar i cili fitoi tri herë zgjedhjet me partinë e djathtë “Forca Italia”, u ngjit për herë të parë në postin e kryeministrit në vitin 1994.

Prej vitit 2013 atij i është ndaluar mbajtja e posteve publike për shkak të një dënimi për mashtrim me taksat. /oranews.tv/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori