LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Kevin Durant

Rikthehet Kevin Durant

Kevin Durant pritet të rikthehet në parket të shtunën në ndeshjen kundër New Orleans Pelicans.

Durant kishte pësuar një lëndim në gju gjatë muajit shkurt, përkatësisht në ndeshjen e Golden State Warriors kundër Washington Wizards.


Basketbollisti aktualisht është duke luajtur me mesatare prej 25.3 pikëve, 8.2 kërcimeve, 4.8 asistimeve.

Ndryshe, nënkampioni i NBA-s tashmë ka siguruar një vend në fazën e ‘Play-Off’. /Telegrafi/