LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Ipko Superliga e Kosovës, sot zhvillohen tri ndeshje interesante

Rikthehet Ipko Superliga e Kosovës, sot zhvillohen tri ndeshje interesante

Vëmendja kryesore do të jetë në Suharekë, atje ku do të takohen Ballkani dhe Drenica, dy skuadra gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës.

Ballkani do të jetë i kompletuar pasi në dispozicion do të jetë edhe Jetmir Topalli që mungoi në ndeshjen e Kupës shkaku i kartonëve.

Edhe Drenica e kompletuar do të udhëtoj drejtë Therandës, andaj loja e mirë dhe golat janë të garantuar.

Ditën e shtune luhet edhe ndeshja Prishtina-Vushtrria, një reprizë e asaj që u pa javën e kaluar kur kryeqyetetasit fituan lehtë dhe bindshëm 4-1 ndaj Vushtrrisë që luajti me skuadër të re, por që këtë herë priten disa ndryshime në përbërje.

Pavarësisht këtij fakti, edhe Prishtina sikurse Ballkani është kandidate shumë serioze për t’i fituar të dy trofetë sezonal, andaj fitorja e Prishtinës nuk vihet në diskutim.

Ndeshja e tretë e ditës së shtune luhet në Ferizaj ku skuadra vendase e pret Feronikelin, që nuk bindi shumë në lojë ndaj Lirisë në kuadër të Digitalb Kupës.

Ferizajasit duhet të jenë shumë të fortë dhe të vëmendshëm në shtëpi gjatë pranverës, përndryshe gjasat të mbetet në elitë do të jenë minimale.

Feronikeli ka skuadër më të mirë, këtu nuk askush asnjë dyshim, mirëpo për ta arsyetuar favoritin duhet të fitoj të shtunën. /Telegrafi/

Ipko Superliga e Kosovës

E shtunë:

13:00 Ballkani – Drenica
13:00 Ferizaj – Feronikeli
13:00 Prishtina – Vushtrria

E diel:

13:00 Drita – Gjilani
13:00 Flamurtari – Trepça ‘89
13:00 Dukagjini – Llapi

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori