LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet fuqishëm Bitcoin, sërish tejkalon shumën e 50,000 dollarëve

Rikthehet fuqishëm Bitcoin, sërish tejkalon shumën e 50,000 dollarëve

Bitcoin është forcuar për 0.49 për qind – duke shkuar kështu vlera e kësaj kriptovalute në 50,188 dollarë.

Kriptovaluta më e njohur në botë është në “plus” për 81 për qind krahasuar me vlerën me të ulët të regjistruar këtë vit, pasi që më 4 janar kjo “monedhë” vlente vetëm 27.734 dollarë, transmeton Telegrafi.


Etherum është forcuar për 1,16 për qind sot, duke shkuar kështu në 3.932.07 dollarë që është një rritje prej 44.7 për qind.

Kujtojmë që Bitcoin që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, ka pasur luhatje të mëdha në tregun botëror, megjithatë mbetet kriptovaluta më e përdorur. /Telegrafi/