LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen në prodhim dy nga modelet më të pëlqyera nga Subaru

Rikthehen në prodhim dy nga modelet më të pëlqyera nga Subaru

Me rikthimin e Outback dhe Legacy, pritet që Subaru të ketë shumë sukses

Subaru Outback dhe Legacy të reja, janë prezantuar në fillim të këtij viti, të dyja me ndryshime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


Derisa kjo kompani ka disa lloje të modeleve, versionet e reja të këtyre dyjave është dashur të jenë shumë konkrete, që të dallohen prej të tjerave dhe të jenë në nivel me nevojat e kohës.

Për rikthimin në prodhim të dy modeleve më të mira nga Subaru, është organizuar një ceremoni me punonjës, të cilët i mirëpritën kur dolën nga linja e prodhimit.

Derisa gjeneratën e shtatë të Legacy e kemi në parë në Chicago Auto Show në shkurt, gjenerata e gjashtë e Outback është shfaqur në New York International Auto Shoë gjatë muajit prill. Të dy modelet e kanë motorin me 2.5 litra, që prodhon 182 kuaj fuqi.

Me të kthyer në prodhim, Subaru ka bërë të ditura edhe çmimet e modeleve, që fillojnë nga 20 mijë euro për Legacy, ndërsa pagesa për Outback fillon nga 24 mijë euro, që janë çmime mjaft të mira. /Telegrafi/